Konferencë për rolin e grave në diasporë

0
59

Në kuadër të organizimeve për “Ditët e Diasporës”, do të mbahet edhe një konferencë kushtuar rolit të grave në diasporë.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike do të organizojë konferencën “Gruaja në diasporë – digë e fuqishme kundër asimilimit”.

“Qëllimi i kësaj konference është të vihet në pah roli i gruas në ruajtjen e familjes, identitetit kombëtar dhe ndikimi i saj te fëmijët për të mësuar gjuhën shqipe”, thuhet në njoftim.

Kjo konferencë do të mbahet më 29 korrik 2019 në Prishtinë.