Moti sot në Shqipëri

Shqipëria gjatë paradites do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Orët e mesditës dhe në vijim do të shtojnë vranësirat në skajin verior dhe jugor, Por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës me -4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 14°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.