Qeveria miraton marrëveshjen për kredinë e 40 milionë eurove

Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për NVM-të” (MEPI).

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se kredia kap vlerën e 40 milionë eurove, që siç thotë ai për këtë kredit nuk do të ketë tarifë shërbimi.

“Në kuadër të luftimit të efekteve ndaj pandemisë, ne kemi marr një sërë masash. Si rrjedhojë e kësaj është edhe marrëveshja e kredisë, ky projekt ka vlerën prej 40 milionë euro, për financim të projekteve kapitale. Për këtë kredi nuk do të paguhet tarifë shërbimi”.