​Qeveria miraton Projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2022

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2022.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se rishikimi është i jashtëzakonshme dhe se rishikimi i rregullt i buxhetit do të bëhet sërish në mes të vitit.

“Tre mujorin e parë të vitit kemi pasur 17 për qind më shumë të hyra, marrë parasysh edhe nevojën për mbështetjen e qytetarëve është parë e nevojshme të kemi një rishikim të tillë që të reflektohen këto të hyra. Vlera që i shtohet buxhetit është 150 milionë euro”, tha ai.

Gjatë mbledhjes së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se masat në vlerë 100 milionë euro për qytetarët nuk janë politika fiskale dhe zhvillimore, por politika sociale mbështetëse për familjet.

Masa të ngjashme, kreu qeveritar tha se kanë marrë edhe shtetet evropiane si Franca dhe Gjermania.

Ndërkohë tha se asnjëri prej kabinetit qeveritar nuk i përfiton këto shtesa prej 100 euro.