Qeveria miraton propozim-buxhetin 2023, Murati: Ofron më të mirën për qytetarët

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim buxheti për vitin 2023.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky projektbuxhet ofron më të mirën për ekonominë dhe qytetarët e vendit.

Murati ka thënë se deri ne fund të vitit 2022 rritja ekonomike do të jetë 4.1%.

Ai tha se të hyrat pritet të jenë mbi 2 miliardë euro ndërsa shpenzimet mbi 3 miliardë euro.

“Do të ketë zbutje e ndikimit te inflacionit që vjen nga importi dhe sigurimi i qëndrueshmërisë makro fiskale. Ekonomia e Kosovës ka vazhduar zgjerimin dhe ka treguar rezistencë me kriza. Rritje ekonomike është 3.2%. Deri në fund të vitit shpresojmë të ketë rritje ekonomike 4.1%. Projeksionet për të hyra janë të ndërtuara nga politika tatimore. Presim të hyrat të arrijnë mbi 2 miliardë euro ndërsa shpenzimet mbi 3 miliardë euro” tha ai.