Qeveria nuk e bën të ditur agjendën e festës së pavarësisë (VIDEO)

Qeveria ende nuk ka bërë publike agjendën e festimeve për pavarësi.

Megjithatë, në sheshet e kryeqytetit kanë nisur disa përgatitje për ta shënuar 14-vjetorin e shtetësisë.

Pavarësisht nëse nga institucionet ka apo nuk ka organizime, qytetarët deklarohen se do të dalin të festojnë, me muzikë e valle, si tradicionalisht, njofton Klan Kosova.

Gjatë ditës, ekzekutivi ka publikuar logon festive për këtë përvjetor, ndërkaq disa komuna tashmë i kanë bërë publike planet për të enjten.