Qeveria pritet ta votojë rishikimin e buxhetit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në mbledhjen e djeshme të ekzekutivit ka thënë se janë zhvilluar konsultime me te gjitha ministritë dhe komunat dhe është bërë përpjekje që mos të preken projektet kapitale.

“Është dashur ministrja bashkë me departamentet përkatëse brenda ministrisë, të bëjë aranzhimet e nevojshme që shkojnë deri në 700 milionë euro për të mbuluar edhe mungesën e të hyrave prej disa qindra-miliona euro dhe për të krijuar fondin për rimëkëmbje ekonomike që e kemi paraparë në programin tonë qeverisës. Ndërkohë që me sa jam informuar janë zhvilluar konsultime me secilin prej juve dhe me komunat, që maksimalisht, aq sa është e mundur mos të preken projektet kapitale si tërësi”.

Buxhetit nuk ishte në rend dite në mbledhjen e djeshme të qeverisë.

Shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se për sot do të mbahet takimi me këtë pikë ku edhe do të dalë për votim.