Vdes në QKUK vushtrriasi që ishte aksidentuar para 11 ditësh

Ka vdekur një burrë nga Vushtrria i cili ishte aksidentuar më 30 dhjetor të vitit paraprak, njofton Policia.

Ai ishte duke u trajtuar në QKUK deri dje në mëngjes, ku edhe ka ndërruar jetë rreth orës 09:15.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve. /Gazeta Sinjali/