Haradinaj me akuza të rënda ndaj Qeverisë: Më hajna, më haraqegji, çdo gjë janë

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti.

Haradinaj në Politiko, ka thënë se më shkatërrues se Qeveria Kurti nuk do të ketë në Kosovë edhe një 100 vjet, raporton Gazeta10.

“Më shkatërrues se këta njerëz të shteti nuk ka me njoftë më qeverisja në Kosovë, të paktën nja 100 vjet. Çdo ditë e lume, një muaj i këtyre është sa një vit i dikujt tjetër me bë dëme. Janë edhe hajna edhe haraqegji, edhe çdo gjë janë. Ato i kanë pasë veç me i mashtru qytetarët, veç me e marrë votën”, ka thënë ai.