Qeveria publikon masat e reja anticovid

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të marte ka miratuar masa të reja kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19.

Disa prej masave të miratuara sot janë; çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë një nga dëshmitë e vaksinimit.

Në pikën 2.1 të këtij vendimi thuhet se çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo me dy doza.

Tutje, në pikën 2.2 thuhet se çdo person që dëshiron të hyjë në Kosovë duhet ta posedojë një dozë të vaksinimit jo më të vjetër së katër javë së bashku me testin PCR negavit për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, ndërsa që nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e të dy dozave të vaksinimit.

Tutje, në vendimin e sotëm të qeverisë, orari i lëvizjes mbetet i njëjtë, pra nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Në këtë orarë, mund të lëvizin rastet e natyrës urgjentë, qarkullimit për personelin shëndetësorë, të sigurisë dhe operatorë që kryejnë punë apo shërbime publike, personave që ofrojnë dëshmi se të njëjtit duhet të jenë në aeroport gjatë orarit të kufizimit dhe personave ndaj të cilëve aplikohet leje e e veçantë e përkohshme që lëshohet nga Qendra Operative Emergjetne dhe MPB-ja.

Të gjitha masat e reja të miratuara sot nga Qeveria e Kosovës mund t’i gjeni këtu