Qeveria thirrje qytetarëve lidhur me procesin e vaksinimit

Qeveria e Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Me anë të një postimi në Facebook, qeveria ka thënë se sasitë e vaksinave po shtohen vazhdimisht, andaj qytetarët e kualifikuar duhet të vaksinohen sipas grupeve prioritare të vaksinimit.

Me këtë rast, qeveria ka ftuar qytetarët që të regjistrohen në platformën “Ekosova” për të rezervuar terminin për vaksinim.

Sasitë e vaksinave vazhdimisht po shtohen, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve të kualifikuar të grupeve prioritare sipas planit të vaksinimit që të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim në:  ekosova.rks-gov.net”, thuhet në postimin e qeverisë së Kosovës në Facebook./Fokusi.info/