Zeka: Nëse nuk votojmë nuk kemi të drejtë as të kritikojmë

Kandidati për deputet Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, pasi që ka votuar u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë, në mënyrë që të kenë të drejtë të kritikojnë ata që do të jenë në ekzekutiv pas 6 tetorit.

Ai ka ftuar për mbarëvajtje të procesit zgjedhor, për të parandaluar keqpërdorimin e votave.“Dëshiroj me iu bë thirrje të gjithë qytetarëve me dal me dhanë votën e vet, pavarësisht se për kë votojnë.

Unë mendoj që vota është e shenjtë për mos me u keqpërdorë votat, për mos me votu njerëzit në emrin e dikujt tjetër… Qytetarët duhet të votojnë në mënyrë që të kenë të drejtë me i kritiku ata që e marrin në dorë pushtetin. Nëse nuk votojmë nuk kemi të drejtë as me kritiku”, tha ai.