Qeveria zgjodhi drejtorin e “Hekurudhave të Maqedonisë – Transporti”

Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani është zgjedhur në detyrën e drejtorit të SH.A “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport”, që ishte udhëhequr nga Shaban Zendeli, inxhinieri kumanovar që ndërroi jetë javëve të fundit.

Kandidatura e Murtezanit ka marrë dritë jeshile në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Ai është nga Saraji i Shkupit me profesion është ekonomist i diplomuar./INA/