Qeveritë e brishta: Tre parë zgjedhje të jashtëzakonshme për pesë vite në Kosovë

KQZ nuk ka dalur ende me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 6 tetor në Kosovë.

Megjithatë, edhe në të kaluarën ishte vonuar diçka ngjashëm procesi i daljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, si dhe certifikimit të tyre, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përmes një postimi në Facebook, përmes një tabele ka treguar se si në zgjedhjet e 2014-tës, 18 ditë kishin kaluar nga dita e zgjedhjeve, deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Certifikimi i rezultateve atë vit kishte marrë kohë 27 ditë.

Ndërkaq në zgjedhjet e 2017-tës, publikimi i rezultateve përfundimtare ishte bërë 18 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve.

Ndërkaq, 28 ditë ishte vonuar deri në certifikimin e zgjedhjeve.

Edhe këtë vit, pritet që një periudhë e njëjtë t’i duhet KQZ-së për publikimin e rezultateve finale të zgjedhjeve, pas vendimit që në qindra vendvotime të shkohet në rinumërim.

“Kjo ka qenë kohëzgjatja e procesit zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2014 dhe 2017. Në të dy rastet, KQZ-së i është dashur gati kohë e njëjtë për të shpallur dhe certifikuar rezultatet përfundimtare”, ka shkruajtur Elezi.

Më poshte shihni tabelën e publikuar nga zëdhënësi i KQZ-së.