QKUK: 740 mijë euro të kursyera nga funksionalizimi 24 orësh i Kardiologjisë Invazive

Funksionalizimi i Shërbimit të Kardiologjisë Invazive 24-orësh, shtatë ditë të javës në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka bërë që vëllimi i punës të shtohet dukshëm dhe më këtë të mos referohen pacientët për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, thuhet në komunikatën e QKUK-së.

“Në raportin e fundit të Kardiologjisë Invazive, mes tjerash theksohet se gjatë muajit shkurt janë kryer 192 koronarografi, 110 stentime dhe 57 raste të infarktit akut të miokardit”, thuhet në komunikatë.

Sipas QKUK-së nga parallogaritja e shërbimeve të kryera gjatë kësaj periudhe, rezulton se buxhetit të shtetit i janë kursyer 740 mijë euro.