QKUK pezullon të gjitha shërbimet, trajton vetëm rastet emergjente

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, ka pezulluar të gjitha shërbimet përveç ato me raste urgjente.

Në një njoftim të SHSKUK-së, thuhet se janë pezulluar këtë vendim e kanë marr për tu mbrojtur nga koronavirusi dhe nga tani kanë pezulluar punën në ambulanca specialistike dhe ka ndërprerë programin elektiv (jo urgjent) të operacioneve dhe procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike.

Ky është njoftimi i plotë:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, njofton të gjithë qytetarët se, bazuar në Qarkoren Informative të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në rekomandimet e Instiutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për t’u mbrojtur nga Covid-19, ka pezulluar, deri në një vendim tjetër, punën në ambulanca specialistike dhe ka ndërprerë programin elektiv (jo urgjent) të operacioneve dhe procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike.

Do të trajtohen vetëm rastet emergjente.
Ky vendim vlen deri në një vendim tjetër.