Vjosa Osmani: Thaçi nuk mund të flas në emrin tim e as të qytetarëve!

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se presidenti Thaçi sot tentoi të flasë në emër të 91 deputetëve.

Sipas Osmanit Thaçi nuk mund të flasë në emrin e saj, as në emër të qytetarëve, siç thotë ajo, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.

Shkrimi i plotë:

Si sot 7 vite më parë, Thaci solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime.

Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë e sovranitetit të vendit.

Sot, 7 vite pas, po i njëjti njëjti, tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.#JoNëEmrinTim