Qemajl Mustafa kandidon për kryetar të PDK-së në Gjilan

Qemajl Mustafa kandidon për kryetar të PDK-së në Gjilan.

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemaj Mustafa, ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan.

Këtë e tha Mustafa , duke shtuar se zgjedhjet do të mbahen të dielën.

“Kam kandiduar për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan. Ne jemi dy kandidatë unë dhe Florim Arifi”.

“293 delegatët do të votojnë të dielën nga ora 10:00 për kryetar të degës”, tha Mustafa