Qytetarët mblidhen në Badovc – Policia niset për t’i shpërndarë

Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marrë vendim që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Kosovës të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Por shumë qytetarë janë mbledhur në liqenin e Badovcit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, pohoi se janë rrugës për të ndërhyrë dhe shpërndarë njerëzit.

“Në Kosovë ka disa vende që nuk bëjnë pjesë tek parqet për atë janë vende që mund të frekuentohen – mund të pohoi se Policia është rrugës duke shkuar për t’i shpërndarë njerëzit”, deklaroi Krasniqi.