Qyteti Italian ofron shtëpi falas, për të joshur turistët

Gjatë viteve të fundit, qytete të shumta në Itali janë duke dhënë shtëpi me çmime minimale, në përpjekje për të gjallëruar komunitetin e tyre në rënie.

Zungoli afër Napolit dhe Sambuca e Siçilisë ishin destinacionet më të fundit italiane, që ofruan skena që promovonin prona të shkaërruara, dhe i jepnin ato me çmime shumë të ulëta, me shpresën për të tërhequr banorë të rinj, shkruan dritare.net

Tani, qyteti Sicilian i Cammarata ka shkuar një hap më tej – duke ofruar shtëpi për absolutisht asgjë.

I dëshpëruar për të shpëtuar vendlindjen e tij nga boshatisja, kryebashkiaku Vincenzo Giambrone ka shpenzuar tre vitet e fundit duke bindur pronarët që kanë braktisur prej kohësh shtëpitë e tyre familjare për t’ua dorëzuar ndërtesat boshe, të shkatërruara , të ardhurve falas.

“Nuk mund të qëndroj ta shikoj këtë qendër të mrekullueshme historike të zbrazët dhe të shndërrohet Më lëndon”, tha Giambrone për CNN Travel.

“Pronarët janë të pavëmendshëm ndaj dëmtimit që ata shkaktojnë kur braktisin shtëpitë e tyre dhe nuk pranojnë të rindërtojnë banesat e tyre të lashta. “-tha ai.

Kuptohet, ka disa kushte për skemën e shtëpive “falas” të Cammarata.

Blerësit duhet të angazhohen për rinovimin e pronës brenda tre vjetëve nga blerja dhe të paguajnë një depozitë prej 5000 eurosh (4,300 dollarë), e cila do të kthehet pasi të përfundojë puna.

Ata gjithashtu do të duhet të paraqesin një propozim të qartë rinovimi për pronën në fjalë.

Ndërsa të gjithë blerësit e mundshëm që plotësojnë kriteret do të merren parasysh veçanarisht, çiftet e reja me fëmijë, çifte që lëvizin atje dhe shkojnë për të pasur një fëmijë, madje këta të fundit do të marrin një bonus prej 1.000 eurosh.

Pronarët e rinj mund të shndërrojnë ndërtesat shumëkatëshe në një shtëpi private, B&B, hotel, dyqane apo edhe një restorant.