Edhe një kosovar arrestohet në Bllacë me kërkesë të Interpolit

Policia e Maqedonisë dje në ora 7 e 35 minuta ka arrestuar 44 vjeçarin H.A. nga Kosova.

Arrestimi i tij është bërë gjatë hyrjes nga Kosova në Maqedoninë, në vendkalimin Bllacë, pasi është konstatuar që gjendet në listën e Interpolit për arrest, shkruan Gazeta Lajm, transmeton Tetova1.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë edhe për një ish pjesëtar të UÇK-së së Kosovës që kërkohet nga Interpoli serb, apo për vepër tjetër.