Ra nga pema, humb jetën 17-vjeçarja nga Lushnja

0
116

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje.

Bëhet me dije se një 17-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga pema.

“BW” ka mësuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Thanasaj, por ende nuk dihet se si 17-vjeçarja me iniciale K.GJ ka humbur jetën.

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.