Radhë në ambasadën shqiptare në Athinë. Ministria e Jashtme apel për qytetarët

0
62

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se shërbimet e ambasadës shqiptare në Athinë, ofrohen pa ndërprerje nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

MEPJ dhe Ambasada e RSh në Athinë i bëjnë apel qytetarëve që të respektohen oraret e përcaktuara, në mënyrë që të evitohet mbivendosja e tyre dhe radhët e krijuara.

“Gjithkush duhet të respektojë rigorozisht orarin e lënë me konsullin për asistencën e kërkuar, për të garantuar shpejtësi, cilësi dhe siguri në marrjen e shërbimit, për veten dhe të tjerët” – njofton MEPJ me anë të një reagimi në facebook./dritare.net