Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot, do të mbajë moti me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit të IHK-së, vranësirat në pjesën e parë të ditës, në viset e larta mund të sjellin ndonjë rigë të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.