Radikalët serbë sulmojnë Natasha Kandiqin dhe aktivistë të tjerë në Beograd (Video)

Anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Radikale Serbe në krye me Vojslav Sheshel kanë sulmuar aktivistë të shoqërisë civile si dhe kandidaten për çmimin Nobel për paqe, Natasha Kandiq.

Incidenti ndodhi me rastin e promovimit të librit që e mohonte gjenocidin në Srebrenicë, shkruan N1, transmeton Klan Kosova.

Aktivistët e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) dëshironin që të shpërndanin dosjen e tyre për krimet ndaj kroatëve në Vojvodinë, kur Shesheli kërkoi nga sigurimi që t’i largoj ata nga ndërtesa.

“Ne hymë në sallë, ata filluan të na hedhnin poshtë, duke na shtyrë. Ata sulmuan Natasha Kandiqin dhe na nxorën jashtë. Ne nuk pamë asnjë siguri komunale, as policinë” kanë njoftuar nga FDH.

Natasha Kandiq është aktiviste e njohur që shpeshherë ka ngritur zërin për viktimat e shtetit serb.

https://twitter.com/i/status/1225101740271337472