‘Vrasje në tentativë’, plagoset një person në Prishtinë

Një ‘vrasjë në tentativë’ ka ndodhur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

Viktima ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të tij, duke e qëlluar atë në kofshë.

Ndërsa, predhat kanë goditur edhe lokalin, një furrë e bukës dhe një veturë të parkuar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Në vendngjarje është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e revoles TT.

Lidhur me rastin është informuar prokurori.