Rahoveci fiton me rezultat të thellë ndaj Prishtinës

0
198

Rahoveci ka mposhtur thellë Prishtinën në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

“Vreshtarët” dominuan nga fillimi duke dhënë sinjalet e fitores që në periudhën e parë, të cilën e fituan me rezultat të thellë 17:4. Në periudhën e dytë, vendasit shtuan epërsinë edhe për tre pikë, duke i çuar ekipet në pushim të pjesëve me rezultat 33:17.

Në periudhën e tretë dhe të katërt, “Plisat” ishin rivalë më të barabartë me “Vreshtarët”, por jo mjaftueshëm për të rrezikuar Rahovecin. Në fund, ndeshja u mbyll me rezultatin 70:57.

Me fitoren e Rahovecit, kjo skuadër i afrohet Prishtinës në krye të tabelës. Teksa kryeqytetasit kanë 30 pikë, tani Rahoveci ka 29 në pozitën e dytë.