Raif Qela godet Kurtin: Nuk jemi në mesjetë, por shqiptarët e Kosovës Lindore po vazhdojnë të shtypen e të dëbohen nga trojet e veta sikur në mesjetë

Veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik , ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me deklaratën e tij se nuk jemi në mesjetë, s’ka shkëmbim territoresh, shkruan Fokusi.info.

Në një intervistë për median kroate “Veçernji List” Kurti ka thënë se “nuk jemi në mesjetë e për këtë as nuk do të ketë shkëmbime territoresh”.

“Është në natyrën e autokratëve të mendojnë se mund të shkëmbejnë territore sikur të ishin pronë e tyre. Nuk jemi në mesjetë, me monarkë që i konsiderojnë territoret e shtetit si vendin e babait apo monarkut, dhe populli si familje e atij që sundon”.

Qela ka deklaruar se vërtet nuk jemi në mesjetë, por shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) po vazhdojnë të shtypen e të dëbohen nga trojet e veta sikur në mesjetë.

Postimi i plotë:

Zoti kryeministër,

Vërtet nuk jemi në mesjetë, por shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) po vazhdojnë të shtypen e të dëbohen nga trojet e veta sikur në mesjetë.

Qëndrimi yt kaq i hapur kundër vullnetit të tyre për bashkim me Kosovën, të shprehur edhe me referendumin e v.1991, është për keqardhje.