Raka tregon se si duhet të sillemi nëse grumbullohen më shumë se 50 persona në një kafiteri

Mikrobiologu kosovar, Lul Raka, ka përmendur disa këshilla se si duhet të sillen qytetarët kur grumbullohen për më shumë se 50 persona në një kafiteri apo në ambiente të tjera të mbyllura.

Sipas Rakës në vende të tilla rreziku për tu prekur nga virusi mund të jetë shumë i madh, ku tutje ka dhënë disa këshilla se si duhet të sillemi nëse më shumë se 50 veta grumbullohen në një kafiteri të vogël.

“Prandaj aty ku ka pasur grumbullim të madh të njerëzve në lokalet e mbyllura pa ventilim ato përbëjnë rrezik. Këshillat që i kemi dhënë duhet të respektohen nga qytetarët e Kosovë. Ditëve të fundit kemi shembuj në Maqedoni tek tash u arrit piku sepse ne prill i kanë pasur 66, ndërsa tani kanë arritur në 89-101. Elemente brengosëse kanë qenë sepse kapacitetet shëndetësorë janë ngarkuar përnjëherë”.

“Secili qytetarë duhet të respektojë masat individualisht. Nuk duhet të ulen 50 persona në një hapësirë të vogël në kafiteri. Ne kemi përmendur se duhet të mbahet distancë sociale edhe në kafiteri. Nëse nuk mbahet, atëherë mund të ketë rast asimptomatik që mund ta përhapë virusin”, shtoi Raka për EO.

Ai foli edhe për menaxhimin e situatës me Coronavirus sa ishte ministër Arben Vitia, duke thënë se në aspektin teknik nuk është dashur të bëhen këto ndryshime në pandemi.

“Me kapacitet që ka pasur Kosova dhe me gjendjen në të cilën e ka marrë Ministri Arben Vitia, mendoj se ka qenë një menaxhim i shkëlqyeshëm edhe i stafit shëndetësor dhe qytetarëve. Unë nuk hyjë në fizkultura prognostike po koha do të na tregojë sepse ende nuk i ka bërë 24 orë punë edhe pse në aspektin teknik nuk është mirë të bëhen këto ndryshime gjatë pandemisë sepse ende jemi dhe koha do të na tregojë”, përfundoi ai.