Tahiri-Kurtit: Kur do ta hapësh kufirin me Shqipërinë dhe Maqedoninë?

Shefi i Grupit Paralamemtar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së sotme në Kuvend i ka drejtuar pyetje kryeministrit Kurti, duke i thënë se kur do të hapet kufiri me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Gjatë fjalës së tij në seance të Kuvendit, Tahiri përmendi qëndrimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilit tha se, ndalimet e udhëtimit nuk e parandalojnë dhe përhapin variantin Omicron.

“Qëndrimi i OBSH-së është se ndalimet e udhëtimit nuk e parandalojnë dhe nuk e përhapin variantin Omicron, pse e keni mshel kufirin me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe kur do ta hapni. Në qoftë se OBSH ka një qëndrim të tillë pse Kosova ka një qëndrim tjetër?”.

Tutje, Tahiri ka kërkuar nga kryeministri ta shpjegojë një situatë në tillë.

“A mundesh me na shpjegu kryeministër, si është e mundur që ora policore të ndalë Omicronin e jo Shërbimi Shëndetësor, kushtet, inspektimi, ato e ndalin, jo ora policore se po shihet që as qarkullimi nga jashtë e as ai nga brenda nuk e ndal. Si të mbyllen fitneset dhe pastaj në qendra tregtare të shkojë 3-4 mijë vetë dhe të mos ketë inspektim. Unë mendoj se Qeveria nuk po merr vendime të vështira, por vendime të lehta, shumë të lehta. Ato të cilat e ndalin jetën dhe ia bëjnë qytetarit jetën më të vështirë”.