Rama falënderon Italinë për mbështetjen pas tërmetit

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Italinë për ndihmën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai sot ishte në Romë ku takoi si kryeministrin italian ashtu edhe ministrin e jashtëm, transmeton Klan Kosova.

“Faleminderit shumë @GiuseppeConteIT @luigidimaio për njerëzimin që ju dallon në sytë e Shqipërisë në këto momente shumë të vështira pas tërmetit nëntorin e kaluar, i cili pa Italinë dhe gatishmërinë tuaj të madhe për të na ndihmuar do të ishte e pakapërcyeshme”, ka shkruar Rama në Twitter.