Rama gazetarëve: Jeni bërë shumë të mirë, i mirë do të jem edhe unë me ju

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku ka paralajmëruar se nesër do të bëhet prezantimi i kandidatëve në qarqe dhe menjëherë do të nisë fushata.

I habitur që gazetarët nuk kishin më pyetje për t’i bërë, Kryeministri Rama duke qeshur ka thënë se janë bërë shumë të mirë dhe se ai do të sillej mirë me ta, shkruan Opinion.al.

“Jeni bërë shumë të mirë, do bëhem edhe unë i mirë me ju”, ka thënë Rama.