Rama i ashpër me Bashën: Ju nuk keni atdhe, i dërguat naftë Serbisë në luftë

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar replikat e ashpra me deputetët e Partisë Demokratike në Shqipëri.

Atje ku po diskutohet rezoluta kundër raportit të Dick Martyt, Rama e ka akuzuar PD-në se e ka furnizuar me naftë Serbinë në kohën e luftës.

[A e dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Martyn nga Basha? Dëgjuat ndonjë fjalë për UCK-në? Për Hashim Thacin? Për pastërsinë e akuzës për trafikim organesh. Jo. Dëgjuat vetëm për Millosheviqin dhe për mua. Këtu kemi ardhur për diçka tjetër. Nuk kemi ardhur të bëjmë atë që këta kanë bërë sa herë iu është dashur ky Parlament dhe Kosova si samar”, u shpreh Edi Rama.

Rama tha se PD-ja e ka votuar për raportin e Dick Martyt, që i çoi në Hagë udhëheqësit e UÇK-së. Madje, edhe për naftën që thotë se Sali Berisha ia dha Serbisë në kohën e luftës.

“Këta e kanë votuar një raport që i ka dërguar njerëzit kryesor të UÇK-së. Disa të tjerë e kanë kthyer Hashim Thaçin në tradhëtar që duhet ta dënojë Gjykata Speciale sa më shumë, sepse paska dashur t’ua ndajë Kosovën. Këta Kosovën e kanë ndarë, vetëm kur i çonin naftë asaj makinerie të Serbisë, e tash na e kujtojnë këtë neve. Me këta trimat. Kjo është fillimi i një rruge që do të shkojë në Strasburg. Kjo synon ta lëvizë Këshillin e Evropës. Këta nuk kanë atdhe. As dinë e as iman. Këta i ka mësuar baca si të veprojnë, e tash mundohen të flasin. Tani i ka ndarë Amerika”, tha Rama.

Ky reagim erdhi pasi Lulzim Basha kërkoi që Edi Rama ta dënojë gjenocidin serb në Kosovë.