Rama-Kurtit në emision live: Nuk jemi këtu në fakultet me i dëgju ligjëratat e tua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte është i ftuar në Debat Plus për të folur rreth situatës me pandeminë, por edhe tema tjera të rëndësishme për vendin.

Ai teksa fliste diçka, analisti Fidan Rama e ndërpreu për t’ia bërë një pyetje dhe për të argumentuar.

Por Kurti ia ktheu që të mos e ndërpresë.

Me këtë rast, Rama i tha se nuk është profesor aty për të ligjëruar.

‘’ Nëse don po të dëgjojmë si profesor këtu zotëri Kurti. Por nuk jemi në fakultet këtu në ligjërata. Po e bëjmë pak më interaktiv emisionin’’.