Rama lobon për Kosovën: Anëtarësimi i Kosovës në NATO shumë i rëndësishëm

Kryeministri Rama në këtë 10 vjetor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk ka harruar që të lobojë për Kosovën.

Ai tha se Shqipëria beson se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një domosdoshmëri për të gjithë familjen euro-atlantike.

“Duhet që Kosova të bëhet pjesë e integruar e Aleancës Antlantike. Shqipëria beson se integrimi i Kosovës në NATO është një domosdoshmëri, jo vetëm për Kosovën e Ballkanin, por për të gjithë familjen euro-atlantike”, tha Rama.

“Është një vizion strategjik përfshirja e Kosovës në NATO dhe një vlerë e shtuar”.