Rama ndërmerr veprim për shkarkimin e trafikut

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot është marrë vendim për inicimin e projektit parcial të rrugës “A”, e cila sipas tij do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut që Prishtina të frymojë më lirshëm.

Rruga “A” është njëra ndër arteriet kryesore për shkarkimin e trafikut, shkruan Rama ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Rruga “A” është njëra ndër arteriet kryesore për shkarkimin e trafikut.

Sot, në koordinim me Drejtorinë e Investimeve Kapitale morëm vendim për inicimin e projektit parcial të rrugës “A”, e cila do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut që Prishtina të frymojë më lirshëm.