Legjenda e Arsenalit: Ja çka duhet të bëjë tani Xhaka

Legjenda e Arsenalit, Ian Wright i ka thënë Granit Xhakës që të kërkojë falje pasi kapiteni i ‘Topçinjve’ humbi qetësinë me tifozët në shtëpi në barazimin kundër Crystal Palace.

Wright, ish sulmuesi i klubit, tha se Xhaka nuk kishte të drejtë të reagojë ashtu siç bëri kur u zëvendësua gjatë derbit në Londër që përfundoi 2-2 në ‘Emirates’.

Xhaka u fishkëllye nga tifozët gjatë zëvendësimit dhe ai vendosit t’i ofendonte ata, përpara se të shqyente fanellën e tij dhe të nisej në tunelin e stadiumit, përcjell lajmi.net.

Por Wright këmbënguli se sjellja ishte e pafalshme, duke thënë: “Ai duhet të kërkojë falje. Ky është kapiteni. Ai duhet të kishte kërkuar falje tashmë”.

“Nëse ai kërkon falje nuk është një rast i fundit, por ky është personi që ata kanë zgjedhur si kapiten dhe kjo nuk është sjellja e kapitenit”.

“Tifozët e Arsenalit kanë treguar shumë durim me të dhe performancat në të cilat ai futet. Ai u ka borxh atyre shumë më tepër sesa të veprojë kështu”, vazhdoi ai.