Rama: Nënkryetaren e PDK-së e shkarkova se e sabotoi punën

Shkarkimet e fundit që janë bërë në komunën e Prishtinës, Kryetari i saj, Përparim Rama tha se nuk kanë të bëjnë me prishje të koalicionit.

Rama tha se ka kohë që një mënyrë ai i ka paraljmëruar partnerët se nuk është i kënaqur dhe se aj ka përgjegjësi ndaj qyetarëve.

‘’Jemi pajtu që ndryshimi duhet me ndodh, por ndryshimi nuk ndodhke, dhe unë si kryetar i Prishtinës kam përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe duhet të veproj. Nuk mundem me prit gjithmonë që aj vendim të merret ose te pajtohem se dicka e keqe që është dasht me u permisu nuk është përmisu’’, tha Rama në ‘’Click’’ të RTV21.

Rama komentoi edhe shkarkimin e nënkryetarës së Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, për të cilën tha se ka refuzuar që ti shtyj gjërat përpara gjë të cilën e ka pranuar edhe vet.

‘’Nenkryetarja qe dy vite e ka pasur të vetmin elment kyq, digjitalizimin, u pajtuam që puna për digjitalizimit të shtyhet përpar, u zhagit puna deri në dhjetor që e pranoi se ka refuzuar ta shtyj këtë vendim përpara, askush në kabinetin tim nuk i shtyn gjërat përpara unë e kam për detyrë ta heku nuk la asnje bllokad, kjo ka qenë sabotazh dhe si rezultat nuk është pjesë e kabinitetit im’’, tha Rama.

Rama gjithashtu foli edhe për shkarkimin e drejtorit Ilirik Musliu, për çka tha se problem me mbeturina ka qenë që nga fillimi dhe procesi për ta elmiminuar këtë problem është ‘’zhagitur’’, dhe se si shkak i mbeturinave ”Jemi buzë një epidemie”.

Rama tutje tha se ka besim që me drejtorin e ri të emëruar në postin e Drejtori të Shërbimeve Publike Bekim Brestovci.

‘’Kam besim ne drejtorin e ri. Gjendja me mbeturina do permisohet dukshëm shumë shpejt, Brenda një periudhe 6 mujore do kemi një permisim’’, tha Rama.