Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët, me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale do të sillën nga 29 deri në 32 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje dhe do të sillën nga 28 deri në 34 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Pritet të kemi vapë të vërtetë afrikane dhe erëra të nxehta jugore. Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtutjshme veçanërisht në fundjavë kur ato maksimalet në disa rajone pritet të arrijnë deri në 36-37 gradë Celsius./Meteoballkan