Rama njofton masat e reja/ Lehtësim në qarqet me risk të ulët, do lejohen edhe shëtitjet

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejt në “Facebook” ka njoftuar qytetarët për zonat, ku do të bëhet një relaksim i lëvizjeve. Rama tha se do të bëhet relaksim lëvizjesh në qarkun Gjirokastër, në qarkun Dibër, por edhe në Librazhd, në Pogradec, Divjakë e Himarë.

“Kancelarja gjermane na ka vënë në dispozicion një grup ekspertësh gjermanë, me kërkesën time. Mos përdorni kot më kot shembuj Gjermania, Suedia, Norvegjia etj. Ua konfirmoj se edhe me ekspertë gjermanë kemi provuar saktësinë tonë strategjike. Ekspertët që kanë mandat institucional na kanë dhënë të drejtë.

Nga fillimi i javës tjetër do ketë relaksim më të madh në disa zona të vendit, jo në Tiranë, ku ka shumë popullatë. Do lejohet lëvizje e relaksuar ku ka risk të ulët. Qarku Gjirokastër e qarku Dibër do jetë zonë që do ketë më shumë lehtësim lëvizjesh, edhe Divjaka, Saranda, Himara do kenë liri lëvizjeje. Pogradec, Përrenjas e Librazhd janë po ashtu zona me rrezik të ulët”, tha Rama.

‘Do munsësojmë që dalja me këmbë të jetë shumë më e relaksuar, pensionistët të dalin në një fashë të tyre në mëngjes, të tjerët në shpi, deri në 8 e 30 ose në 9, kjo do përcaktohet në urdhrin që do nxjerrë ministria, prindërit me fëmijë jo më shumë se 10 vjec, dhe të rinjtë por jo më shumë se dy veta duke ndaluar rreptësisht shtrirjen në lëndina të grupeve e pikniqeve që do sjelli jo vetëm infektim por edhe kthimin mbrapsht, këtë e diskutuam edhe me eksperët gjermanë dje kjo do jetë liro shtrëngo”.

Rama është përgjigjur edhe kritikave lidhur me testimet duke theksuar se është marrë aprovim nga eksperët gjermanë se po bëhet gjëja e duhur.

“Le të thonë ç’të duan këta profesorët e aritmetikës strategjia jonë e testeve është e saktë edhe dje me diskutimin e ekspertëve gjermanë dhe falë ndërlidhjes që ka ISHP me këto institute kemi konfirmuar nga bisedat e pyetjet e bëra plotësisht se ne kemi strategjinë e duhur, Gjermania nuk teston persona asimptomatikë, gjermania nuk nxjerr tampone rrugëve për të bërë teste KCK, ndjek gjurmët e kontaktet, sic bëjmë dhe ne, niset vetëm nga personat me simptoma, jo nga të tjerët”.

Edi Rama theksoi se ekonomia ngrihet e bie, por jeta e njeriut nuk kthehet dot më.

“Ju lutem shumë ndërgjegjësohuni e kuptoni se koronavirusi ka ardhur këtu për të na shtuar hallet, por padyshim që ne do të trajtojmë sic duhet. Ekonomia ngrihet e bie, të vdekurit nuk ringjallen dot më. Sa më shumë të hapemi, kërkohet balancë më e fortë. Individi duhet të ketë një rol të rëndësishëm, i secilit prej nesh”, u shpreh Rama.