Shqipëria humb nga Franca në stadium të ri (Video)

Shqipëria e ka nisur me humbje ndeshjen e parë në stadiumin e ri “Air Albania”.

‘Kuqzezinjtë’ u mposhtën 0 – 2 nga Franca.

Takimi u vendos në pjesën e parë, kur Tolisso (9’) dhe Antoine Griezmann (30’) realizaun për mysafirët.

Shqipëria mbyll kualifikimet në vendin e katërt në grupin H me 13 pikë, aty ku Franca (25 pikë në vendin e parë) dhe Turqia (23 pikë në vendin e dytë) siguruan kualifikimin në Euro 2020.

https://streamable.com/w6uuu