Rama nxjerr video nga Rrësheni: Për ata që thonë se ‘nuk kemi ba kurrgja hiç’

Një tjetër qytet është risjellë në qendër të vëmendjes së kryeministrit Edi Rama për të vënë theksin se gjatë qeverisjes së tij ka punuar edhe për veriun.

Nisur nga shumë kritikë, Rama është ndalur te punimet e bëra në qytetin e Rrëshenit, ku numëron që nga tjetërsimi i sheshit ” Abat Doçi”, te rindërtimi i unazës, infestimet në infrastrukturë.

“Mirëmëngjes dhe me kryeqendrën e Mirditës, Rrëshenin, për të vazhduar me veriun ku sipas disave këtu nuk kemi ba kurrgja hiç, madje ka qenë shumë më mirë deri para 7 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë. Kur vije për të hyrë në Rrëshen para disa vitesh duket sikur humbje rrugën. Asnjë lloj shenje, jete të re, dhe vetëm çfarë kishte mbetur nga e shkuara”, shprehet Rama.