Shaqiri mund të largohet nga Liverpool, kjo skuadër ka shpreh interesim

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpool gjatë afatit kalimtar të janarit.

Anësori me prejardhje nga Kosova që luan për Zvicrën, nuk po gjen minuta të mjaftueshëm te Liverpool, dhe mund të vendos të largohet gjatë dimrit.

Është skuadra e Rangers që ka shprehur interesim për 28 vjeçarin, për të cilin Liverpool po kërkon 13 milionë funte.

Trajneri Steven Gerrard po synon të ndërtojë një ekip të fortë në Rangers dhe pëlqen yllin shqiptar.

Xherdan Shaqiri ka ndërruar edhe në të kaluarën skuadër në janar, duke u transferuar nga Bayern Munich te Inter.