Rama paralajmëron: Gastronomët do të dënohen për zhurmën e muzikës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga janari i vitit të ardhshëm do të nisë matja e zhurmave në kafiteritë e kryeqytetit.

“Nga janari i vitit 2023 do të fillojmë matësit e zhurmave në Prishtinë. Këta matës janë krijuar enkas për Prishtinën pasi matësit ekzistojnë dhe këtë e ka krijuar kompania “Fara” por e njëjta pajisje mund të përdoret edhe raste tjera në rast të tymit, zjarrit e raste tjera”.

Rama tha se gastronomët që nuk e zbatojnë vendimin mund edhe t’i merret leja e punës.

“Fillimisht këta matës do të merren me zhurmën pasi kjo vazhdon të mbetet në fokus të zhurmës pasi është një problem goxha i madh. Gastronomët janë pajtuar dhe jemi në bashkëpunim me ta pasi është edhe në të mirë të rezidentëve”, deklaroi ai.

“Gastronomët në përgjithësi i përmbahen rregullave, instrumenti do të funksionojë për ata që thyejnë rregullat. Instrumenti është në “realtime” që do të mat dicebelazhën, kur tejkalohet herën e parë do ta kenë një paralajmërim, herën e dytë do të gjobiten dhe herën e tretë do t’i merret edhe leja e punës”.

Më tej, i pari i Prishtinës tha se rregulli për zhurmën mund të ndryshojë gjatë verës.

“Nga 15 korriku deri 15 gusht, dicebelazha mbase do të jetë pak më e madhe për shkak të verës dhe numrit të madh të turistëve. Kjo është arritur me bashkëpunimin e gastronomëve dhe rezidentëve” tha Rama.