Rama për Exit Poll: Janë thjeshtë parashikime para ndeshjes, votat janë ende në kuti

Kreu i PS-së, Edi Rama, pas mbylljes së votimit, doli në një konferencë për shtyp ku vlerësoi procesin, po ashtu edhe pjesëmarrjen masive, si një moment historik për shqiptarët.

Rama vlerësoi edhe eksperiencën e re të dixhitalizimit, që do të mundësojë një proces më të ndershëm.

Rama tha se dua të falënderoj ata që u angazhuan për të futur këtë eksperiencë të re në Shqipëri.

“Votat janë në kuti. Populli ka folur. Tani të dëgjojmë popullin. Tani detyra e çdo numëruesi, vëzhguesi, me përgjegjësinë më të madhe, të bëjë numërimin e votave në kuti”.