Rama për sulmet në Izrael: Qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se e dënon fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit.

Në platformën X, ai ka shkruar se mendimet e tij janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin.

“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, ka shkruar Edi Rama.