Përkundër paralajmërimeve të ashpra të Albin Kurtit: Ramush Haradinaj thotë se emëroi Kreshnik Gashin drejtor të AKI-së, Burim Ramadanin Inspektor të Përgjithshëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës kanë emëruar në pozitën e kreut të AKI-së, Kreshnik Gashin, derisa, Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes Facebook, Haradinaj që ka shkruar se profilet e të të emëruara janë figura me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, kreu i VV-së, Albin Kurti i ka bërë me dije kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt se Shefi i ri i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës do të emërohet nga Qeveria e re.