Rama rrëfen raportet që ka tani me Fatos Nanon

Kryeministri Edi Rama ka folur për raportet e tij aktuale me ish-kryeministrin Fatos Nano. Rama thotë se tashmë raportet janë “të bukura” duke nënvizuar se me të flet në momentet e vështira.

“Për herë në parë në këtë zyrë kam hyrë kur kryeministër ishte Fatos Nano. Me Nanon kam një raport të bukur. Komunikojmë, por jo shpesh. Ai ka qenë këtu dhe e di presionin e kësaj zyre. Ai e di vetminë e kësaj zyre.

Kjo zyrë ka shumë vetmi. Kur hipën në majë je vetëm. Kur vjen momenti i vendimeve të vështira je komplet vetëm. Për këtë arsye të eksperiencës së përplasjeve dhe sfidave dhe për atë që kemi kaluar me njëri-tjetrin e ka bërë këtë raport shumë të bukur” – tha Rama në Opinion.