Rama uron Fitër Bajramin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka përcjell urimet e tij të shoqëruara me pamjet e xhamisë së re në fshatin Mullet në afërsi të Tiranës.

“Me pamjet e bukura të Xhamisë së re në Mullet, uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fitër Bajramit”, shprehet Rama.