Ramabaja: Unë jam më amerikan se Escobari

Profesori Sadri Ramabaja ka thënë se është më shumë amerikan se sa i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ramabaja në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se insistimi për krijimin e një shteti të dytë në Kosovë, e dobëson pozicionin e Kosovës si mike e Amerikës.

Sipas tij, në këtë kuptim, Escobari është më pak amerikan se ai.

“S’do të thotë që nëse je kundër Escobarit, je kundër ShBA-së.

Unë jam më amerikan se Escobari, sepse unë dua që miqtë e mijë mos t’i dobësoj. Ne jemi pozicioni më strategjik i Amerikës, populli më proamerikan në Evropë. Normal që insistimi për krijimin e një shteti të dytë këtu, paralel, e dobëson edhe pozicionin tonë si mik i Amerikës.

“Në këtë sens, Escobari është më pak amerikan se unë“, tha ai.